Në Maqedoninë e Veriut sot arrijnë 500 mijë vaksina “Sinovac”

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Sot në Shkup do të arrijnë 500.000 vaksina “Sinovac”.

Pranim-dorëzimi i vaksinave do të bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, mes sekretarit shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski dhe ambasadorit të Kinës, Xhang Xuo.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje ka sqaruar se vaksina “Sinovak” është e sigurt dhe efikase.

“Ka efikasitet të lartë për parandalim të formës së rëndë të sëmundjes, jepet në formë muskulore në shpatull, rekomandohet edhe te gratë shtatzëna, ku përfitimet e vaksinimit të gruas shtatzënë janë më të mëdha sa rreziqet potenciale. Rekomandohet të përdoret te gjidhënëset si dhe te personat e moshuar”, shkruan mes të tjerash Filipçe./TV21/

Të ngjashme