Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe dashuri

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 01:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Besimtarët katolikë në Kosovë festojnë Krishtlindjet. Në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, pas mesnatës, është mbajtur Mesha kryesore e Krishtlindjes.

Meshën e ka udhëhequr ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Ai ka ftuar besimtarët që të pendohen për fajet dhe mëkatet e tyre, në mënyrë që ta pastrojnë shpirtin. “Besimtari duhet ta pranojë dhe ta dojë çdo njeri, pa marrë parasysh, dallimet fetare apo statutin social në shoqëri”, tha ipeshkvi Gjergji.

Kurse porosia e tij për drejtuesit e shtetit ishte që “të shpërndajnë të mirat në mënyrë të barabartë, në mënyrë që askush të mos vuajë nga uria apo etja”.

Në vazhdim, Gjergji ka folur dhe për dukuritë negative në vend, përfshirë gjendjen e keq në shëndetësi. Sipas tij, se “disa spitale janë bërë punishte vdekjeje dhe doktorët janë bërë vrasës serialë”.

Krahas besimtarëve të krishterë, në ceremoni kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të jetës politike e shoqërore në vend.

Foto: Ekonomia Online

mesha-1

Të ngjashme