12 persona janë arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe disa lokacione tjera.
Personat e arrestuar dyshohen për manipulime të dokumentacionit kadastral që lidhen me veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve.
Në mesin e të arrestuarave është edhe një ish-gazetare, tani zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë.
Bëhet fjalë për Kastriote Bajrami-Sejdiu, e cila qe një kohë është pjesë e dikasteret të Bujqësisë.