Në mesnatë dalin rezultatet e gruas së dyshuar me koronavirus

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Lindita Berisha, drejtoreshë në Klinikën Infektive në QKUK, ka thënë se në orën 17:00 të shtunën ka ardhur një grua e cila dyshohet se ka virusin korovavirus.

Ndërsa ajo ka thënë se në mesnatë do të dalin rezultatet e saj.

“Sot në Klinkë infektive në orën 5 ka ardhur një rast e cila nuk ka pasur ankesa përveq një lodhje dhe një kollë, pa temperaturë por për shkak të lajmit është lajmëruar në qendrën tonë dhe është izoluar deri në marrjen e rezultatit, për çështje sigurie.

Mostrat janë dërguar mënjherë në Laboratorin e Institutit Kombëtar, dhe janë në procedura laboratorike”, ka thënë ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”.

Në mesnatë dalin rezultatet, sidoqëte jetë ndaj pacientës janë ndërrmarrë masat e izolimit.

Të ngjashme