Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin, të cilin e ka uruar për postin.
Selimi po ashtu ka njoftuar Arifin se me marrëveshjen në Washington, studentet nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Kosovë, do t’u njihet diploma universitare në Serbi.
Selimi po ashtu ka thënë se në ministrinë e Drejtësisë do të angazhohen deri në 10 studentë në punë praktike.
Kryetari i Bujanocit njoftoi Selimin se kanë marrë 50 mijë euro si donacion të ndara nga Qeveria e Kosovës në kohën e kryeministrin Haradinaj.
Postimi i plotë:
Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin, të cilin e urova për postin e ri në krye të komunës. Njëherësh e falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit. Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë̈ në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi. Ndërsa, premtova se në Ministrinë̈ e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit. Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë̈ e komunës që ai udhëheq janë̈ deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.