Më 22 maj 2017, rreth orës 11:00 në Mitrovicë, njësia e hetimeve me urdhër të Gjykatës kanë kryer kontrollin e një banese, ku jeton i dyshuari A. H.
Njësia e hetimeve ka ardhur deri te informata pas postimit që kishte postuar veten i dyshuari A.H. në rrjetin social “Facebook” me pistolete në dorë, ku me urdhër të Gjykatës policia ka kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, dhe si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri, Pistolet 7×65 dhe 6-fishek 7×65.
Pasi që i dyshuari nuk është takuar në shtëpi gjatë kontrollit, të njëjtit ju ka lënë ftesa nga hetimet që të paraqitet në stacion për intervistë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’.