ë Mitrovicë janë mbyllur disa biznese të cilat punojnë të dielën.
Drejtoria e Inspeksionit në këtë komunë gjatë ditës sotme ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit në rajonin e qytetit të Mitrovicës.
Sipas kësaj Drejtorie qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe gjatë ditës së diele.
“Gjatë këtij aksioni janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 2 mega markete të mëdha, dhe 2 lojëra të fatit ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti”.
“Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë problem dhe lokalet janë mbyllur menjëherë, pasi që janë njoftuar me kohë se do të ndodh një gjë e tillë”.
“Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Drejtori.