Aktori i njohur Peter Mayhew ka ndërrur jetë në moshën 74 vjeçare.
Aktori i cili ka luajtur rolin ‘Chewbacca’ në filmat e “Star Wars” Peter Mayhew ka vdekur në moshën 74 vjeçare ka njoftuar familja e tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net
Ai ndërroi jetë me datën 30 prill në shtëpië e tij në Texas.
Aktori britaniko-amerikan luajti rolin e gjigantit Wookiee Chewbacca në trilogjin origjinale që filloi në vitin 1977, si dhe filmat e mëvonshëm deri në vitin 2015.
“Ai vendosi zemrën dhe shpirtin në rolin e Chewbacca dhe këtë e tregoi në çdo skenë “, tha familja e tij.
Mayheë i lindur në Londër luajti Chewbacca në trilogjin origjinale të Star Wars, dhe e ndau rolin në ‘The Force Awakens’ në vitin 2015.
Mark Hamill, i cili luajti rolin e Luke Skywalker në filmat Star Wars, e përshkroi Mayhehun si “gjigantin më të butë”.