Mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë arrestuar dy gra dhe një burrë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “mundësim/detyrim me prostitucion” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
MUNDËSIM / DETYRIM ME PROSTUTICION & ARMEMBAJTJE PA LEJE/Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 29.03.2023-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.