Xhudistët e ekipit të Kosovës janë kthyer ditë më parë nga një kamp në Stamboll të Turqisë. Por ekipi i Driton Kukës së shpejti do të niset për një tjetër kamp në Turqi. Me ekipin e Turqisë në xhudo, ekipi kosovar ka marrëdhënie shumë të mira. Ndërkohë udhëtimi në vende tjera është më vështirë i realizueshëm për shkak të situatës me COVID-19.
Trajneri Kuka ka njoftuar të premten se kampi i ardhshëm do të mbahet në Erzurum të Turqisë, në lartësi mbidetare prej 2000 metra. Xhudistët e ekipit të Kosovës janë testuar të premten për COVID-19 dhe kanë pranuar rezultat negativ.
Xhudistët janë në pritje të vendimit për rifillim të garave. Garat e xhudos pritet të mbahen prej tetorit. Së fundi gara ndërkombëtare të xhudos janë mbajtur në muajin shkurt. Distria Krasniqi e Nora Gjakova kanë fituar medaljet e fundit për Kosovën.