Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e komisionit për Arsim

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 12:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Në rend dite ishin shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit dhe atij për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes e Teknologjisë të cilat priten të shqyrtohen në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi tha se pasi që këto ligje të rëndësishme po vijnë në komision pas një kohe të gjatë të caktohet me 27 mars dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.

“Pasi nuk ka kuorum nuk mund të quhet mbledhje e rregullt. Por të caktojmë një datë për dëgjim publik për Inspektoratin e Arsimit. Është hera e parë që në komision na kanë ardhur dy ligje pas leximit të parë që do duhej të fillojmë me punë”.

“Të caktojmë për secilën Ligj nga një dëgjim publik, dhe pastaj pas dëgjimi publik nga të dhënat që i marrim atu, dhe deputetët të dërgojmë amendamente për dy javë, dhe gjatë këtyre dy javëve me i vë dëgjimet publike dhe shqyrtimin e këtyre dy ligjeve nen pas nene”, ka thënë Ismajli.

Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, Fidan Rekaliu nga LDK, Nezir Çoçaj nga PDK-ja dhe Arbërie Nagvaci nga LVV, u pajtuan që të mbahet të martën dëgjimi publik për Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Të ngjashme