Në mungesë të prokurores, shtyhet gjykimi për 180 kg kokainë

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se e njëjta ishte a paqasshme në telefon.

Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala tha se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019.

Të ngjashme