Ekonomia Online
FUNDIT

Në mungesë të prokurores, shtyhet gjykimi për 180 kg kokainë

Në mungesë të prokurores, shtyhet gjykimi për 180 kg kokainë

Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash. Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se […]

Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se e njëjta ishte a paqasshme në telefon.

Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala tha se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019.

Të ngjashme