Në ndeshjen Francë-Spanjë është testuar sistemi “VAR”

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 17:29 | Nga

Në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Spanjës është testuar teknologjia e videos së arbitrit ndihmë (arbitrit dixhital-VAR).

Ndeshja është luajtur në stadiumin Stade de France, ku Spanja shënoi golin e parë në minutën e 78-të me anë të David Silva dhe më pas me Gerard Deulofeu-n duke mundur Francën me rezultatin 2-0.

Ndërkohë goli i shënuar nga skuadra franceze në minutën e 48-të nga Griezmann është anuluar pasi ishte në pozicion jashtë lojë. Për anulimin e tij arbitri ka përdorur teknologjinë VAR.

Nga ana tjetër goli i dytë i shënuar nga skuadra spanjolle nuk është quajtur nga arbitri anësor, por edhe në këtë rast ka fituar sistemi VAR, përmes rivlerësimit ku është cilësuar si i rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme