Në nëntor mbahet seanca gjyqësore në Zvicër ndaj kosovarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Në nëntor do të mbahet seanca gjyqësore në Aargau në Zvicër ndaj kosovarit që vrarë me thikë bashkëshorten dhe kunatën, njofton “Aargauer Zeitung”.

Në janar të vitit 2018, kosovari i kishte sulmuar me thikë bashkëshorten dhe kunatën, duke u shkaktuar plagë fatale.

Ai kishte thënë se e bëri në vetëmbrojtje, pasi bashkëshortja dhe kunata e kishin sulmuar atë. Prokuroria në gusht nuk kishte ngritur aktakuzë për vrasje. Por kërkoi një dënim me 20 vjet burgim ndaj kosovarit. Por tash është ngritur aktakuzë për vrasje të shumëfishtë dhe prokurori publik ka kërkuar një dënim të përjetshëm.

Seanca dëgjimore do të nisë më 23 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme