Në Nikaragua organizohet ngjarje boksi në këtë kohë pandemie

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Një mbrëmje kundërthënëse e boksit është organizuar të shtunën mbrëma në Nikaragua, gjatë të cilës boksierët janë spërkatur me dezinfektues para meçeve dhe tifozët janë detyruar të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit, shkruan “The Sun”.

Ndonëse të gjitha ngjarjet sportive në shumicën e vendeve të botës janë ndaluar shkaku i pandemisë së koronavirusit, në Nikaragua të shtunën u organizuar një mbrëmje boksi me tetë meçe e po ashtu me tifozë.

Gjithë luftëtarët, trajnerët dhe vajzat e ringut, janë detyruar të mbajnë maska me të arritur në qendrën sportive “Alexis Arguello” në Managua, qendër që ka kapacitet mbi 8000 ulëse.

Tifozët, përfshirë këtu edhe fëmijë, janë spërkatur me dezinfektues dhe iu është kontrolluar temperatura derisa po hynin në arenë.

Po ashtu tifozët u detyruan të qëndronin një metër larg njëri-tjetrit në tribuna, ndërsa shikuan meçet e boksit.

Raportohet se vetëm një e dhjeta e stadiumit ishte mbushur ndonëse hyrja ishte falas.

Meçi kryesor ishte i peshës së lehtë mes Ramiro Blancos e Robin Zamoras, meç që u mbajt në tetë raunde.

Po ashtu ishin gjashtë meçe në gjashtë raunde e një në katër raunde.

Pasi boksierët nuk ishin në gjendje të mbanin maska derisa po luftonin, organizatorët nuk morën rreziqe dhe i dezinfektuan nga tërësisht me dezinfektues para fillimit të luftërave.

Nikaragua ka raportuar vetëm 11 raste me koronavirus.

Promotori i mbrëmjes, ish-kampioni i botës Ricardo Alvarez ka thënë se ka organizuar këtë mbrëmje për të ndihmuar boksierët.

“Nikaragua është vend i varfër dhe boksierët duan të hanë. Ata nuk mund të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Këto në Nikaragua nuk ka karantinë. Qeveria e Nikaraguas dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë angazhim të madh që pandemia të mos lë gjurmë në këtë vend. Ne kemi qenë me fat që kemi shumë pak raste, dhe të gjithë duhet të punojmë, kështu që po angazhohemi”, ka thënë Alvarez.

Bejsbolli dhe futbolli po ashtu janë duke vazhduar në Nikaragua, ndërsa shërbyesit civilë janë kthyer në punë.

Image
Image


Të ngjashme