Për anëtarësim në organizatën terroriste DEASH në Irak, gjykata e Bagdadit ka dënuar me vdekje shtatë shtetas francezë këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në fjalë, mbrëmë i shqiptoi dënimin me vdekje Yasin Sakmit, një ekstremist i njohur francez.
Ai është francezi i shtatë i cili këtë javë u dënua me vdekje në Irak, me akuzat për anëtarësim në DEASH.
Bëhet fjalë për një grup ekstremistësh të cilët u kapën në Siri katër muaj më parë, pas çka iu dorëzuan autoriteteve irakiane.
Ekspertët e ligjit sqarojnë se terroristët francezë janë gjykuar në përputhje me ligjin irakian kundër terrorizmit, por se kanë të drejtën të apelojnë vendimin.