Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, sot është takuar me ish-shefen e diplomacisë së BE-së dhe ish-kryenegociatoren, Federica Mogherini, në një organizim të Fondacionit të Marti Ahtisaarit.
Lajcak e ka konsideruar si një ngjarje të madhe organizimin e Fondacionit “CMI” lidhur me arkitekturën e sigurisë evropian.
“E shijova bisedën me Federica Mogherinin në panelin hapës”, ka shkruar Lajcak.