Në një zonë malore në Gjakovë zbulohen rreth 100 bimë narkotike

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të mërkurën në një zonë të thellë malore në Gjakovë, e kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimët narkotike.

Janë zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi nga 1 deri 2.5 metra.

“Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes. Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka. Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme