Sot, në Komunën e Obiliqit, në kuadër të DSHPE-së,DMM-së dhe DI-së, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës, ka filluar procesi i rrënimit të objekteve të vetmisë të cilat gjenden në qendër të qytetit të Obiliqit.
Për të parë nga afër këtë proces ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka shprehur falënderimin e tij për Korporatën Energjetike të Kosovës në ofrimin e makinerive të rënda për rrënimin e këtyre objekteve, Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” njësia Obiliq, ekipet e drejtorive komunale dhe gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar.
“Këto objekte të vjetruara dhe të demoluara, nuk kanë plotësuar kushtet për jetës, në këtë formë ne si komunë, kemi marrë vendim për rrënimin e tyre. Obiliqi prej tani frymon ndryshe!Kjo pjesë po hap rrugë për investime të reja, në ndërtimin e sheshit ‘Adem Preniqi’.Obiliqi po merr pamje të re, për të cilën secili qytetarë ka ëndërruar, Obiliqi po ndryshon”.