Në oborrin e QKUK-së mbillet Pema Olimpike, bëhet thirrje për mbrojte të mjedisit

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 10:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It Kosova kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbjell Pema Olimpike 2021, si dhe pemë tjera për të kontribuar për një ambient të pastër.

Ismet Krasniqi, president i KOK-ut, tha se çdo ditë duhet që të kujdesimi që ta mbajmë sa më të pastër ambientin që na rrethon dhe në të njëjtën kohë të kontribuojmë në gjelbërim.

“… ky mjedis dhe shumë ambiente të tjera meritojnë të gjelbërohen. Sot do të mbjellim pemët olimpike e sidomos në vendet e ndjeshme siç është QKUK. Unë inkurajojë që të kujdesemi çdo ditë ta gjelbërojmë vendin. Shembulli më i mirë janë edhe pacientët e Onkologjisë”.

Valbon Krasniqi, drejtor i ShSKUK-së, tha se aktivitet e sportit dhe ruajtjen e mjedisit duhet të kultivohen sa më shumë që të jetë e mundur.

“Kujdesia ndaj ambientit është ndikim direkt në shëndetin tonë. Prandaj në këtë ditë të mjedisit është përzgjedhje e qëlluar e KOK-ut. Tani kemi ambient shumë më të mirëmbajtur dhe laramani të pemëve”.

“Çdo metër katror e gjelbëruar është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Aktivitet e sportit dhe ruajtjen e mjedisit duhet të kultivohen sa më shumë të jetë e mundur”.

Përderisa Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë, tha se pacientët kanë nevojë për më shumë ajër të pastër, raporton EO.

“Këtë vit Pemën Olimpike ta kemi në oborrin e Onkologjisë ku pacientët kanë nevojë për pastërti të ajrit”.

“Andaj ne do ta ruajmë këtë pemë si diçka të jashtëzakonshme për klinikën tonë në mënyrë që të kemi sa më shumë hapësira të gjelbëra”.

Luan Hasanaj, drejtor i Let’s Do It Kosova, tha se pandemia e ka dëshmuar se duhet të kemi një mjedis të pastër dhe se sporti dhe mjedisi janë të lidhura njëra me tjetrën, raporton EO.

“…ashtu siç është bërë traditë edhe sot shënohet me aktivitet të ndryshme që kanë qëllim që të kujdesemi për mjedisin ku jetojmë”.

“Pandemia na ka treguar se duhet të kemi një mjedis të pastër dhe të tregojmë që sporti dhe mjedisi janë të lidhura njëra me tjetrën”.

Gazmi Raci nga “Marakli të biçikletave”, ka kërkuar që në QKUK të vendosen vend parkingje për ta.

Të ngjashme