Olimpiada e Tokios 2020 nuk duhet të gjykohet vetëm nga rënia e numrit të rasteve me COVID-19 pasi që eliminimi i rrezikut është i pamundur.
Këtë ia tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë zyrtarëve të sportit të mërkurën derisa ngjarjet për lojërat e Tokios filluan në Japoni.
Se si trajtohen infeksionet është ajo që ka më shumë rëndësi, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një fjalim në një takim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, shkruan Associated press, transmeton Klankosova.tv
“Shenja e suksesit është të sigurohemi që çdo rast të identifikohet, izolohet, gjurmohet dhe kujdeset sa më shpejt që të jetë e mundur dhe transmetimi në vazhdim të ndërpritet,” tha ai.
Numri i rasteve me COVID-19 që lidhen me lojërat në Japoni këtë muaj është 79 derisa atletët ndërkombëtar që rezultuan pozitiv janë izoluar në shtëpi dhe nuk do mund të jenë pjesëmarrës në këto lojëra.
Anëtarët e tjerë që kanë pasur kontakte me lojtarët e infektuar do të mund të vazhdojnë stërvitjet por me monitorim shtesë.
Ekspertët e shëndetit në Japoni kanë paralajmëruar që Lojërat Olimpike të bëhen një ngjarje “super-përhapëse” duke sjellë dhjetëra mijëra atletë, zyrtarë dhe punëtorë gjatë një gjendje lokale të jashtëzakonshme.
Udhëheqësi i OBSH-së gjithashtu kishte një mesazh kritik për udhëheqësit e vendeve më të pasura në lidhje me ndarjen e vaksinave në botë.
“Pandemia është një provë dhe bota po dështon, është padrejtësi e tmerrshme që 75% e vaksinave ishin për vetëm 10 vende”, tha ai.
Bota duhet të prodhojë 11 miliardë doza vitin e ardhshëm dhe OBSH thotë se qeveritë duhet të ndihmojnë në arritjen e një synimi për vaksinimin e 70% të njerëzve deri në mes të vitit të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.