Krejt, kjo si pasojë e mungesës së oksigjenit dhe kushteve të vështira të punës në këtë objekt.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online Kryetari i Sindikatës në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Burim Neziri.
“Gjatë kësaj kohe derisa do të ketë reduktime të stafit do të kryhen vetëm lëndët e natyrës urgjente, si paraburgimet, dhuna në familje si dhe rastet e ndjeshme që kanë natyrë urgjente, do të përfaqësohen lëndët në gjykata, por rastet e tjera që nuk kanë ndonjë emergjencë do të trajtohen, për aq sa është e mundur në bazë të kapaciteteve që do të jenë në dispozicion”, ka thënë ai.
Ai, thotë se në vazhdimësi kanë bërë kërkesë për t’u përmirësuar kushtet e punës.
“Në vazhdimësi punonjësit e Pallatit të Drejtësisë kanë bërë kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës, brenda objekteve të pallatit. Problemet që e përcjellin këtë objekt janë të shumta, por dukuri shqetësuese është fakti se në objekt nuk ka furnizim të mjaftueshëm me oksigjen, klimatizim jo funksional, furnizim jo të mjaftueshëm me ujë për pije dhe higjienë”, është shprehur Neziri.
Ndërsa, ka treguar se me cilat probleme shëndetësore po përballen punëtorët e atij objekti.
“Si rezultat mosfunksionimit të sistemit të ajrimit të objektit, janë shfaq probleme shëndetësore tek punonjësit të cilat janë manifestuar me humbje ndjenjash, marramendje madje deri te përkeqësimi gjendjes shëndetësore në sulm (ifarkt), për momentin punonjësve të cilët kanë pasur probleme të rënda shëndetësore janë në ekzaminim të gjendjes dhe jemi duke i pritur shkaqet që kanë ndikuar në shëndetin e tyre”, ka shtuar ai.
Lidhur, me këtë çështje Front Online ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të njëjtit kanë thënë se kanë nënshkruar një kontratë për hapjen e dritareve në vendet ku është e nevojshme.
“Mund të ju informojmë se është nënshkruar kontrata për hapje të dritareve aty ku është e nevojshme dhe në bazë të kontratës, është angazhuar një kompani që do të merret me hapjen e dritareve”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Protestat e Punëtorëve të Pallatit të Drejtësisë, kanë filluar që në vitin 2014-të, kur edhe është bërë hapja e objektit.