Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Pejë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “kanosje” dhe lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit ata janë përfshirë në një rrahje e cila ka nisur pas shkëmbimit të disa mesazheve mes tyre, kua ta kanë kanosur njëri-tjetrin.
“Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.01.2023, rreth orёs 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri-tjetrin”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim.
“Dy tё dyshuarit e tjerё janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.