Në Pejë, gruaja me foshnjën 8-muajshe po mbahej e mbyllur në një dhomë

Pejë | 21 Mar 2022 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka intervenuar dhe liruar një grua, e cila së bashku me foshnjën e saj 8-muajshe po mbahej e mbyllur në një dhomë, është bërë e ditur të hënën në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia ka intervenuar të dielën pasdite, pasi mori informatën.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë dhe një mjet që shërben për bluarjen e substancave narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar te familja e saj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme