Sot në Pejë u zhvillua një ngjarja e rëndësishme e inaugurimit të zyrës së Forumit Politik Diplomatik Ballkanik, e cila ka zyrat në Bruksel, Selanik dhe tashmë edhe në Kosovë, në qytetin e Pejës. Kjo zyrë synon të shërbejë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në këtë ceremoni të rëndësishme morën pjesë shumë personalitete të shquara, duke filluar nga Presidenti i forumit Prof. Dr. Fadil Lekaj. Ndër të pranishmit ishin gjeneralet Guri Pejo dhe Natasha Pejo, si dhe Aqile Llapos, sekretari i zyrës nga Brukseli me zyrë në Selanik. Gjithashtu, morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme Dr. Rushan Muhameti, Drejtori i Spitalit Ushtarak, Prof. Dr. Berat Aqifi, Akademik Frasher Demaj, Prof. Dr. Naser Rugova, veprimtari i madh për lirinë e Kosovës, Alush Shala, dhe Gjeneral Risto Vasil Gushevski nga Maqedonia e Veriut, Esat Asllani, Kom Cufë Krasniqi, Muse Mushkolaj, Meriton Fetaj, Luan Lulaj, dhe shumë të tjerë.
Ky ngjarje e rëndësishme shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe politike në rajon. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe mikpritëse, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan. Ky moment shënon një kapitull të ri në historinë e Pejës, dhe Kosovës në përgjithësi dhe e bën atë një qendër të rëndësishme për dialogun politik dhe diplomatik në rajon.