Ambasada e Kosovës në Podgoricë ka hapur Librin e Zisë për diplomatin, Xhafer Ahmeti, i cili më 21 qershor ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Malit të Zi.
Në një njoftim nga Ambasada e Kosovës në Malin e Zi, bëhet e ditur se Libri i Zisë do të jetë i hapur në ambientet e Ambasadës më 26-27 qershor prej orës 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00.
Xhafer Ahmeti së fundi ka qenë diplomat i Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet ka drejtuar Protokollin e Shtetit. Ai ka qenë njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë.
Ahmeti ka ndërruar jetë të enjten, më 21 qershor, në moshën 52 vjeçare.
Pas vetes ka lënë gruan dhe dy djem.