Në Podgoricë hapet Libri i Zisë për diplomatin Ahmeti

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 12:07 | Nga

Ambasada e Kosovës në Podgoricë ka hapur Librin e Zisë për diplomatin, Xhafer Ahmeti, i cili më 21 qershor ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në një njoftim nga Ambasada e Kosovës në Malin e Zi, bëhet e ditur se Libri i Zisë do të jetë i hapur në ambientet e Ambasadës më 26-27 qershor prej orës 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00.

Xhafer Ahmeti së fundi ka qenë diplomat i Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet ka drejtuar Protokollin e Shtetit. Ai ka qenë njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë.

Ahmeti ka ndërruar jetë të enjten, më 21 qershor, në moshën 52 vjeçare.

Pas vetes ka lënë gruan dhe dy djem.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme