Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për COVID-19 ka mbajtur takimin e radhës të hënën. Në takim sërish është apeluar te qytetarët që konform vendimit të Qeverisë të shmangen grumbullimet e qytetarëve, të mos organizohen ahengjet familjare të ndryshme, po ashtu ceremonitë mortore të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar dhe të mos organizohen të pame.
Po ashtu është apeluar te Krerët e Bashkësisë Islame që të zbatohet vendimi për pezullimin e aktiviteteve fetare në xhami, kurse falja e namazit në xhami të bëhet konform rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Po ashtu qytetarëve I është bërë sërish apel të mbajnë maskat si dhe distanca fizike.
Në Podujevë deri më tash janë regjistruar 127 raste me COVID-19, prej tyre 54 janë shëruar, ndërsa janë 65 raste aktive. Tetë persona kanë vdekur.