Çiftet nga Tajlanda janë këshilluar të bartin maska mbrojtëse gjatë marrëdhënieve intime nga frika se mund të infektohen me COVID-19, që autoritetet frikësohen se mund të përkeqësoj gjendjen gjatë ditës së të dashuruarve (Shën Valentin).
Rastet ditore në vendin turistik në juglindje të Azisë, ishin rritur në 8 mijë në fillim të muajit, kurse ditëve të fundit kjo shifër është dyfishuar, transmeton Telegrafi.
Autoritetet shëndetësore në Tajlandë janë shprehur të brengosur se 14 shkurti mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën – pasi kjo festë është shumë e popullarizuar në këtë vend.
“COVID-19 nuk është një sëmundje që transmetohet te tjetri përmes marrëdhënieve intime, por infektimi me coronavirus është i mundur nëse ka kontakt të afërt apo çifti merr frymë pranë njëri-tjetrit”, kanë njoftuar ekspertët shëndetësorë.
Për këtë çiftet janë rekomanduar të kryejnë teste të antigjentin para se të dalin në takime, për të parandaluar bartjen e virusit të partnerët e tyre.
Çiftet këshillohen të bartin maska mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale, që mund të ulë rrezikun nga COVID-19.