Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se disa muaj më parë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Rasti është raportuar në muajin maj.
“Mitrovicë Jugu 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bijës së tij të mitur”, thuhet në raportin 24-orësht të policies.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.