Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve konkrete për punët që do t’i kryejë nëpër lagje të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Para banorëve, ai sot ka nënshkruar gjitha zotimet për punët që ai si Kryetar i Komunës së Prishtinës do t’i realizojë për Kodrën e Trimave, të cilat do ta përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të lagjes.
Të gjitha këto zotime të mëposhtme, Ismaili ka thënë se do të kryhen deri në dhjetor të vitit 2024.
“Formalizimi i pronave dhe zhbllokimi i kapitalit të qytetarëve; Ndërtimi i së paku dy çerdheve për fëmijë; Shiriti i posaçëm për autobusë përgjatë rrugës kryesore M25; Krijimi i linjës së posaçme të shiritit për autobusë (shiriti shfrytëzohet edhe për taxi dhe emergjenca) për të mundësuar lëvizje të lirë e më të shpejtë; Ndërtimi i stacioneve për autobusë përgjatë rrugës kryesore; Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugën kryesore M25 deri tek fshatrat dhe rrugët e lagjes; Renovimi i shkollave fillore në lagje”.
“Krijimi i parqeve të reja në lagje dhe shtimi i hapësirave publike; Brezi i gjelbër përgjatë rrugës kryesore M25 dhe në rrugët e tjera; Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve; Ndërtimi i bibliotekës së lagjes; Largimi i problemit të qenve endacakë; Shndërrimi i ish-deponisë në park rekreativ sportiv; Ndërtimi i qendrës komunitare/kulturore te ish-deponia; Realizimi i Muzeut shkollë-shtëpi (Shtëpia e Herticëve); Ndërtim i shkollës së mesme; Trajtimi dhe ri-organizimi i tregut të kafshëve dhe veturave”.
Afrim Gërbeshi banorë i lagjes Kodra e Trimave, tha se gjithmonë kanë pasur problem me legalizimin.
“Tërë jetën time kemi pasur probleme me legalizim. Dhe po shoh që në program keni zotime . Gjithashtu do ta keni mbështetjen tonë por nesër duhet ne ta kemi mbështetjen tuaj”.
Deklarata e plotë:
KODRA E TRIMAVE
Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme:
1. Formalizimi i pronave dhe zhbllokimi i kapitalit të qytetarëve
2. Ndërtimi i së paku dy çerdheve për fëmijë
3. Shiriti i posaçëm për autobusë përgjatë rrugës kryesore M25
4. Krijimi i linjës së posaçme të shiritit për autobusë (shiriti shfrytëzohet edhe për taxi dhe emergjenca) për të mundësuar lëvizje të lirë e më të shpejtë
5. Ndërtimi i stacioneve për autobusë përgjatë rrugës kryesore
6. Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugën kryesore M25 deri tek fshatrat dhe rrugët e lagjes.
7. Renovimi i shkollave fillore në lagje
8. Krijimi i parqeve të reja në lagje dhe shtimi i hapësirave publike
9. Brezi i gjelbër përgjatë rrugës kryesore M25 dhe në rrugët e tjera
10. Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve
11. Ndërtimi i bibliotekës së lagjes
12. Largimi i problemit të qenve endacakë
13. Shndërrimi i ish-deponisë në park rekreativ sportiv
14. Ndërtimi i qendrës komunitare/kulturore te ish-deponia
15. Realizimi i Muzeut shkollë-shtëpi (Shtëpia e Herticëve)
16. Ndërtim i shkollës së mesme
17. Trajtimi dhe ri-organizimi i tregut të kafshëve dhe veturave.