Në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën. Këtë njoftim, shefi i Qeverisë shqiptare e ka bërë në pritjen tradicionale për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku nuk kanë munguar edhe ambasadori i Serbisë, Mirolub Zariq dhe ai i Rusisë, Aleksander Karpushin, shkruan sot Koha Ditore.

Rama ka kërkuar nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri që të mos i deformojnë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij akti duke e ricikluar, sipas tij, përsëri në atë vazhdën e mbetjeve të nacional-folklorizmit të së shkuarës.

“Çfarë ne do të bëjmë, është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin Schengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe për të garantuar një liri lëvizjeje që sot është absurde, pa cenuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave”, sqaroi Rama ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme