Në Prishtinë dy persona rrahin policët, në Pejë e pengojnë në punë

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë, ndërsa një tjetër është arrestuar në Pejë pasi kishte penguar në punë policin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të hënën në mbrëmje në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, dy personat e arrestuar kishin sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në rastin tjetër, në Pejë, është arrestuar një person që kishte penguar policin që po i shqiptonte një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme