Fondacioni “Alsar” dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës kanë përuruar ekspozitën “Tirana 100 vjet kryeqytet”, me ç’rast u theksua se kjo ekspozitë risjell historinë e vendit, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, tha që ky aktivitet dhe kjo ekspozitë është e një rëndësie shumë të madhe.
“Është e rëndësishme për neve kjo ekspozitë sepse qëllimi i saj është të përshkruajë historinë e vendit përmes pamjeve të përshkruara”, tha Matoshi .
Mehdi Gurra, kryetar i fondacionit “Alsar” tha që përmes pamjeve të përshkruara dhe bashkëpunimit të ndërsjellë sillet historia dhe etapat e historisë së Shqipërisë dhe kryeqytetit të saj.
“Falë fondacionit ‘Alsar’, ne kemi tashmë mundësi të shohim nga e kaluara dhe të paraqesim një etapë të re”, përfundoi Gurra.