Në Prishtinë ndizen qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridonën

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 17:27 | Nga Erolinda Suhogerlla Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Leonora Shabani, organizatore e kësaj ngjarje tha se ngjarja me të cilën është përballur Lirdona mund të i ndodh çdo gruaje, e për këtë ajo tha se bashkëndjen më familjen e të ndjerës.

“Qëllimi ka qenë që të bashkëndjejmë me familjarët e Liridona Admeja. Ka qenë një lajm që na ka tronditur neve si shoqëri. Nesër mundemi me qenë edhe ne njëra prej viktimave e që është kogja e frikshme”, tha ajo. 

Të hënën në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij. 

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. 

Të ngjashme