Në Prishtinë përdorimi i narkotikëve fenomen në rritje te moshat 18 deri 22 vjeç

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komunë e Prishtinës ka shënuar rritje përdorimi i narkotikëve te moshat 18 deri në 22 vjeç. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Shkelzen Maliqi, nga Policia e Kosovës tha se kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë drejtoritë e shkollave për të shmangur këtë situatë.

Ai shtoi se ka shumë faktor që mund të vërehen simptomat tek personat të cilët përdorin këto lëndë dhe me njoftimin e prindërve dhe të administratës në shkolla mund të evidentojnë këtë fenomen.

“Përdorimi i narkotikëve është në rritje. Policia e Kosovës e ka masën preventive që po merr, por është shqetësuese sepse përdorimi i drogave është prej moshave të reja dhe ne si polici në çdo shkollë kemi mbajtur ligjërata dhe me policë civil i mbikëqyrim shkollat përderisa mbahet mësimi”, shtoi Maliqi.

Maliqi ka sqaruar se aksidentet e trafikut janë dukuri në gjithë Kosovën, por në komunën e Prishtinës ka rënie në 38 %, kurse gjobat janë rritur për 65 %.

“Do të ketë një ndryshim tek tiketat dhe numri i përqindjes në rënie do të bie ende pasi që policia po aplikon metodën që askush të mos mund të vozisë mjetin la paguar gjobat dhe të gjithë ata që kanë targa të Republikës së Kosovës nuk munden të regjistrojnë mjetet, ndërsa ata që nuk kanë regjistrim të Kosovës do të iu merret një dokument deri në pagimin e gjobës”, tha Maliqi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në pajtim me të pranishmit kanë shqyrtuar dhe miratuar planin e veprimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018.

Në mbledhje u diskutua edhe për problemet të cilat e cenojnë sigurinë e qytetarëve në vend, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Safet Jashari nga Policia e Kosovës në Veri ka hapur një zyrë që nga janari për të gjithë vendasit e kësaj pjesë për ta zhvilluar takime me qytetarë dhe çdo të premte do të jenë në dispozicion 2 orë për takime lidhur me problemet me qytetarë.

Ai tha se edhe pse ndodhën disa fshatra në kufi me Serbinë, nuk ka probleme të cilat mund të përmenden pasi që Policia e Kosovës është duke i mbikëqyrur dhe në kontakte me qytetarë për problemet e tyre.

“Kemi arritur me identifikuar disa grupe të cilat mund të jenë të dyshimta dhe kemi pas rezultate, bashkëpunimi për siguri është duke u arritur në këto takime të cilat po i ndërmarrim dhe jemi duke dhënë rezultate të mira dhe nuk ka diçka problematike në ketë pjesë”, tha Jashari.

Elmi Uka e parashtroi një kërkesë nga drejtoritë e shkollave të 8 fshatrave në Komunën e Prishtinës, që atyre të u sigurohen roje të natës në këto shkolla pasi që ka vjedhje dhe thyerje të shkollave të vazhdueshme, raporton EO.

“Drejtorët e shkollave kanë një kërkesë që shkollave të iu sigurohet roja fizike sepse asnjë shkollë nuk ka kaluar pa u thyer e vjedhur apo plaçkitë dy tre herë dhe çdo herë rastet janë të lajmëruara, por nuk ka pasur asnjëherë ndonjë rezultate sepse vendi aty është i shkretë dhe gjithsecili e ka mundësinë të vjedh në çdo kohë”, shtoi Uka.

Të ngjashme