Ambasada e Bullgarisë në Kosovë ka organizuar një pritje me rastin e Ditës së Çlirimit të Bullgarisë.
Para të pranishmëve foli ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, i cili foli për historikun e 143-vjetorit të çlirimit të popullit bullgar pas robërisë pesë-shekullore.
Diplomati bullgar deklaroi se vendi i tij vazhdimisht po tregon shembullin e bashkëpunimit me regjionet e tjera në infrastrukturë digjitalizimin e ekonomisë dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike në të ardhmen.
“Tani shteti im është pjesë e Unionit Evropian. Çelësi për të ardhmen është bashkëpunimi regjional. Shtetet perëndimore të Ballkanit duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duhet të heqin barrierat të tregtisë së mallrave për të përmirësuar infrastrukturën e brendshme rajonale dhe të punojë për rritjen s ociale dhe ekonomike të rajonit”, tha Gudjev.
Gudjev tutje tha se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë shtetin e Kosovës në Bashkimin Evropian si shtet i pavarur duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.
“Shteti im do të vazhdojë aktivisht për të përkrahur integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si një shtet i pavarur dhe sovran duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Ne konsiderojmë që kjo të ketë rëndësi të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër për integrimet evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe jemi të lumtur që të dëgjojmë lajme të mira nga Brukseli për samitin e radhës që do të mbahet në Kroaci”, tha ai Gudjev.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin kryeministri Albin Kurti, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ish-presidenti Fatmir Sejdiu e figura të tjera.
Bullgaria dhe Kosova janë shtete mike dhe marrëdhëniet biletarale mes dy vendeve janë të një rëndësie të veçantë, u tha me këtë rast.
LEXO EDHE: