Në pritje të fëmijës së parë, Kiara Tito zbulon emrin e vajzës

Prishtinë | 13 Shk 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kiara Tito dhe bashkëshorti i saj Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari, përmes një kënge kushtuar bebit të tyre që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël dhe zbulojnë gjinë e bebit. Në të shihet teksa Kiara, përkëdhel barkun e rrumbullakosur, ndërsa Luizi feston me testin e shtatzënisë.

E vogla e tyre është vajzë, mesa duket çifti kanë vendosur se si do ta quajnë gëzimin e tyre të parë.

Ishte Kiara që përmes një postimi në InstaStory nxiti dyshimet se emri i bebit të tyre fillon me shkronjën E.

Në foton e publikuar, moderatorja ka ka treguar madhësinë e vajzës së saj, ndërsa programi shkruan: “Mirëmëngjes bebi E”.

Megjithatë akoma nuk dihet emri që Luizi dhe Kiara kanë zgjedhur për të pagëzuar foshnjën e tyre, e cila së shpejti do të vijë në jetë.

Të ngjashme