Presidenca çeke e BE-së do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë muajit të ardhshëm.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský, i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Në orën 11:00, kryediplomati çek do të takohet me zëvendësministrin e Kosovës, Besnik Bislimin
Pas takimit, ata do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Kryediplomati çek do të pritet edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të zhvillohet në orën 12:00.
Pritet që tema e liberalizimit të vizave për Kosovën të jetë në tryezë në vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit vjetor.