Komisioni disiplinor i komunës së Prizrenit, gjatë javës ka suspenduar 4 inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të të gjeturave në terren.
Sipas një njoftimi të komunës, deri te kjo masë ka ardhur nga mosraportimi i saktë nga terreni, konkretisht për gjendjen e objekteve në ndërtim e sipër.
“Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ky veprim sanksionohet me masë të përkohshme të suspendimit”, thuhet në njoftimin komunal.