Në proces draft-metodologjia për zbardhjen e krimeve të luftës, 93 metra dokumentacione arkivore që dëshmojnë ato

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës po punon me përkushtim në zbulimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se që nga themelimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë gjetur dokumentacione arkivore që dëshmojnë luftën në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit ka thënë se është obligim moral për të zbardhur këto raste, ndërsa ka vazhduar me thirrjen për drejtësi.

“Të zhdukur me dhunë i kemi 1 mijë e 595 persona të zhdukur më shumë gjatë luftës së fundit, kemi familje që jetojnë me dhimbje të madhe në ankthin e pritjes. Qeveria e Kosovës po punon me përkushtim në zbulimin e rasteve për krimet e kryera në Kosovë. Metodologjia që do të na përfaqësohet është një qasje e integruar në mënyrë që çdo hap i procesit të përmbush standardet më të larta, kjo është rruga për të ndriçuar rrugën për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë. Është obligim moral për ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ky takim është një mundësi për të bashkëpunuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Mirëpresim kontributin tuaj në formësimin e këtij dokumenti për qëllimin e përbashkët për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi ka thënë se që nga themelimi i saj, janë gjetur 93 metra gjatësi me dokumentacion arkivor që dëshmojnë luftën në Kosovë.

“Takimi i sotëm është vazhdimësi e një takimi të rëndësishëm. Konsultimet tona të rregullta me përfaqësuesit shtetërore tregon që instituti është i përkushtuar. Rezultatet e bashkëpunimit janë konkrete kemi arritur të krijojmë një ekip prej 26 personave. Falë bashkëpunimit nga 17 shkurti 2024, Instituti ka gjetur 93 metra gjatësi me dokumentacion arkivor që dëshmojnë luftën në Kosovë. Kemi zhvilluar një projekt të detajuar për ridigjitalizim dhe sot jemi në të njëjtën frymë hulumtimi, për hartimin e kësaj metodologjie do të bashkëpunojmë me ekspertët. Të gjitha palët janë të përfshira dhe zëri i të gjithëve dëgjohet. Jam i sigurt që sikurse takimi i parë është ky takim do të na qojë përpara në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, u shpreh ai.

Të ngjashme