Në prag të festave të fundvitit, çështja e çmimeve të produkteve ushqimore mbetet ndër temat më të diskutuara në vend. E mendime të ndryshme kanë dhënë qytetarët për Ekonomia Online.
Disa të intervistuar, kanë thënë se çmimet mbesin të larta, e disa thanë që janë të përballueshme.
Sipas tyre çmimet më të larta kanë vërejtur tek produkte e mishit.
Qytetari Hakfi Krasniqi, ka thënë se çmimet në markete janë të larat dhe se kostoja e jetesës është më e pa përballueshëm se ne vitet e kaluara.
“Sa i përket çmimeve ata këtë ditë e kanë, nëse dëshirojnë (markete) të nderojnë popullin i lirojnë pak çmimet. Mos të dëshironin e lejonin atë çmim që ka qenë para viti të ri. Me pas shitje shiten, ku po marrin para populli nuk po di. A kënaqësi nuk ka, më herët kur kanë ardhur festat kanë festuar siç duhet, tash nuk të bënë kush hesap. Sa i përket çmimeve janë pak. Kur e këna marr rrogën atëherë ka qenë me marka, 10 marka për një javë shtatë anëtar të familjes kemi qenë për një javë e kam siguruar gjërat ushqimore. Tash 10 euro në ditë më shkojnë, çmimet janë të larta”, ka thënë ai.
Hazbie Aliu, një qytetare nga Prishtina, thotë se ka vënë re disa lirime të çmimeve, por megjithatë nuk sheh një rritje drastike të tyre.
Ajo tha se cmime të larta vërehen tekë produktet e mishit.
“Për besë nuk po di unë çdo ditë po kam lirime, po më duket nuk po vërej ndonjë rritje drastike kështu, përveç këto mishrat, këto të tjerat njësojë. Për një njeri nuk po di tash a din janë dikush sigurisht ka më shumë anëtar të familjes, del për blerje çdo ditë ka shumë (shpenzime). Po ka për shembull çdo ditë ka lirime, qumështi, këto pemët po ka çdo ditë lirime”, ka thënë ajo.
Ejup Rrahmani, mërgimtar nga Londra, krahas ardhjes për të festuar me familje në Kosovë, ai tha se është përkujdesur që t’i gëzoj edhe fëmijët në nevojë të cilët jetojnë në jetimoret e vendit.
“Jo çmimet nuk janë shumë të shtrenjta janë normale. Kemi blerë disa gjëra për jetimore për fëmijët. Pushimet jemi duke i kaluar mirë, koha e mirë, njerëzit e mirë, qeveritarët shumë të mirë me të gjitha të mirat”, ka thënë ai.