Në Prokurorinë Speciale arrin ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi tha se nuk e dinë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, por shtoi se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.

Kujtojmë se ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Ekspertiza e Institutit te Mjekesise Ligjore te Lozanes ne Zvicer e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezen e vetevrasjes se Astrit Deharit”.

“Hipoteza e vetevrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vertete. Per kete arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit jane, sipas mendimit tone, te perfshira me nje dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”, thuhet në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.

Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta.

POSTIMI I PLOTË I AVOKATIT GASHI:

DREJTESI PER ASTRITIN

Ka arritur ekspertiza shtese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves ne lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.

Ekspertiza e Institutit te Mjekesise Ligjore te Lozanes ne Zvicer e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezen e vetevrasjes se Astrit Deharit dhe kane konstatuar se:

“ …Hipoteza e vetevrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vertete.Per kete arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit jane, sipas mendimit tone,te perfshira me nje dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”.

Gjuha e perdorur nga ekspertet e mjekesise ligjore te Zvicres eshte gjuhe shkencore dhe mjekesore.

Ne aspketin juridiko penal eshte konfirmim i VRASJES!

Ne ende nuk e dijme se cka eshte shkruar ne ekspertizen shtese te cilen e kemi pritur qe nga tetori i vitit 2020, por jemi te sigurte se ekspertiza shtese do ta konfirmoj ekspertizen e shtatorit te vitit 2019.

Per ta vertetuar ate qe te gjithe e dinin qe Astrit Dehari eshte vrare me 05.11.2016 ne qendren e paraburgimit ne Prizren u deshen 1978 dite, 65 muaj dhe;

5 vite e 4 muaj qe Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj te nxjerrin aktvendim per zhvillim te hetimeve per vrasjen e aktivistit te LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra per arsye politike dhe qe te fillohet me arrestimin e vrasesve, shtytesve ne vrasje, dhe atyre qe e fshehen vrasjen deri ne diten e sotme.

Të ngjashme