Në PSRK dorëzohet kontingjenti i 12-të i padive ndaj serbëve për krime lufte në Gjakovë

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, ka dorëzuar kontingjentin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte, raporton Ekonomia Online.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve tha se gjithashtu janë dorëzuar dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

“Sot sollëm edhe kontingjentin e 12 të kallëzimeve penale të cilat janë bërë nga vet dëshmitarët që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje qoftë përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe”.

“Këto kallëzime penale nuk janë përralla janë ngjarje të kryera nga kriminelë serb”.

“Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke e pas edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe PSRK është e gatshme te kontribuojë në këto çështje”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/854287161614111

Të ngjashme