Kampionati Evropian ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe secila ndeshje është më atraktive se tjetra.
Pas përfundimit të fazës së grupeve ka nisur edhe faza e eliminimit direkt, çka është pjesa më interesante, shkruan Gazeta Express.
Për ta bërë edhe më të veçantë dhe për të na afruar më afër këtij Evropiani po përkujdeset KD Events&Communications që do t’i transmetojnë ndeshjet e Kampionatit Evropian në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Prej 29 qershorit e deri në finalen e madhe, të gjitha ndeshjet e eleminimit direkt do të transmetohen në public screening, ku publiku do të ketë mundësi t’i përcjellë në ekranin e madh të vendosur në sheshin Zahir Pajaziti.
“Futbolli na ka munguar. Emocionet, të qeshurat e gëzimet e këtij sporti fantastik, kanë munguar gjatë. Por, jo më. Drithërimat e fazës së eleminimit direkt, vijnë të plota e magjike, me organizimin e radhës të KD Events&Communications. Pas lehtësimit të masave të pandemisë, Prishtina Futboll Fest, në vazhdim të traditës organizative, kthehet prapë me organizimin e Public Screening për kampionatin europian të futbollit EURO 2020 në sheshin Zahir Pajaziti. Futbolli dhe argëtimi i përbashkët është prej gjërave që na ka munguar më së shumti. Organizimi, si çdo herë, bëhet nga KD Events&Communications, me licensë zyrtare të transmetimit dhe transmetim në SuperSport Kosova. Organizimi ynë është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Kulturës dhe Sportit. Prej 29 qershorit e deri në finalen e madhe, të gjitha ndeshjet e eleminimit direkt do të transmetohen në public screening, ku publiku do të ketë mundësi t’i përcjellë në ekranin e madh të vendosur në sheshin Zahir Pajaziti. Natyrisht, kjo nuk domethënë që ne nuk e kemi parasysh që pandemia është mes nesh. Hyrja në këtë event, i cili do të jetë falas, do të bëhet duke respektuar masat anti-covid dhe rekomandimet publike për parandalimin e pandemisë. Distanca, hixhiena dhe të gjitha masat e tjera janë në nivel, ndërkohë që do të argëtohemi pa fund duke qenë të sigurt. Mos mungoni!”, thuhet ne njoftimin e KD Events.