Në kuadër të aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë të dënuarit po rinovojnë sallën e vizitave familjare.
E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa në aspektin profesional është duke u mbikëqyrur nga Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së.
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend të dënuarit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme, andaj falë punës së tyre, dhoma e vizitave familjare po merr pamje tjetër.
Përmes aktiviteteve të tilla, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.
Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës korrektuese.