Një person nga Shqipëria sapo ka arritur në Kosovë, është dërguar direkt në Kliniken Infektive në QKUK, për t’iu nënshtruar kontrolleve se a është i prekur më Koronavirus, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky person është sjellë me ndihmë të shpejt në Klinikë. Pas disa minutash qëndrim brenda ambulancës, ky person është tërhequr nga aty me ndihmën e një doktori i pajisur me masa mbrojtëse.
Ndonëse pyetjet ishin të shumta, një doktor ka treguar për të pranishmit aty që është nga Shqipëria dhe vetëm po i nënshtrohet kontrollit.
“Ne e kemi për detyrë ta kontrollojmë”, citohet të ketë thënë ai.