Sanksionet e BE-së janë akt ligjor. BE ka një mekanizëm që saktë një vit pas vendosjes së sanksioneve bën rishikimin e atij akti (të hiqen sanksionet, të mbahen të njëjta, apo të ashpërsohen).
Vetëm në rastin e Rusisë ky vendim rishikohet çdo gjashtë muaj. Përndryshe – një herë në vit.
Kjo nuk do te thotë se sanksionet nuk mund të hiqen para mbarimit te një viti te plotë.
Kërkesa për shqyrtim mund të bëhet kurdoqoftë nga Perfaqesuesi i Lartë apo cilido shtet anëtar. Dhe vendimin e merr Këshilli i BE-së.
Pra, sanksionet mund te hiqen edhe me herët. Mirëpo (dhe kjo vlen të potencohet) në praktikë kjo ndodhë shumë rrallë. Zakonisht pritet nje kohe – madje edhe pasi qe shteti i sanksionuar te ketë “përmirësuar” sjelljen – para se sanksionet te hiqen krejt. Kjo sepse Keshilli do te sigurohet se përmirësimi është i vërtetë dhe nuk ka rrëshqitje mbrapa.
Per të konkluduar – në praktikë, në rastin më të mirë, duhen rreth dy vite që sanksionet të hiqen tërësisht.