Në Republika Srpskan e Dodikut protestohet pro-Rusisë

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të Republika Srpskas në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.

Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës një klub i motoristëve që ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë ka organizuar protestën, raporton Gazeta Express.

“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës – një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.

Pak ditë pas agresionit rus në Ukrainë në Beograd poashtu u protestua në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

https://twitter.com/i/status/1502647859296014337

Të ngjashme